Para pak minutave, dhjetëra aktivistë dhe simpatizantë të VMRO-DPMNE-së janë tubuar para godinës së Komisionit Shtetëror Zgjedhor, në momentin kur anëtarët e KSHZ-së po shqyrtojnë ankimimet e LSDM-së.
Ata janë tubuar në një protestë në mbështetje të VMRO-DPMNE-së në rast se KSHZ konstaton parregullsi dhe në rast se i mirret që deputet partisë së Gruevskit.
Më herët gjatë ditës rreth ndërtesës së “Nova Makedonija” ku është edhe zyrja e KSHZ-së, u vendosën rrethoja të hekurta, pas paralajmërimeve për protesta nga anëtar të VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë KSHZ njërën nga ankesat e LSDM-së e kanë refuzuar, për të dytën presin komisionerët, ndërsa ankesa e tretë është duke u shqyrtuar në këto momente.