Kreu I LSDM-së Zoran Zaev, sot nga qyteti I Manastiri bëri thirrje për qetësi deri sa institucionet kompetente të publikojnë rezultatet e zgjedhjeve. Sipas tij, llimisht rezultatet zyrtare duhet të publikohen nga Komisioni Shtetëror I Zgjedhjeve ndërsa më pas nëse ka nevojë duhet të proncohet edhe Gjykatat Administrative. Zaev bëri të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me Gruevskin. Megjithatë ai tha se Gruevski nuk do të mund të formojë qeverinë e re edhe nëse partia e tij do të ketë deputetë më tepër se LSDM-ja.
“Unë nuk do të komentojnë hapat e mëtutjeshëm. Le të presim që institucionet shtetërore ta kryejnë punën e tyre, tani është koha kur KSHZ-ja duhet të vendos, por nëse duhet do të vendos edhe gjykata Administrative. Pavarësisht nëse mandatet do të jenë 51 : 49 ose do të jenë 50 : 50, apo LSDM-ja do të ketë 50 kurse VMRO-DPMNE-ja 49, kjo aspak nuk do të ndikojë në formimin e qeverisë, qeveria do të formohet pa Nikolla Gruevskin, ai nuk do të mund ta formojë qeverinë e re. Kjo është më se e qartë prandaj nuk na duhet radikalizëm apo gjëra të këqija. Pasi të përfundojnë rezultatet zyrtare, gjithçka do të publikojmë me kohë para qytetarëve. Unë e di se kjo do të duhet të jetë bazë për veprimin e ardhshëm të qeverisë së Maqedonisë”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Mbi 400 këngëtarë dhe artistë nga e gjithë bota bojkotojnë Izraelin “Jo muzikë për gjenocidin”
- Kërcënoi shefin e qarkullimit të Elbasanit, policia për shoferin e prokurorit të SPAK: Ishte i armatosur, mbante në brez pistoletë dhe…
- Tensionet globale: A po na çojnë veprimet e Putinit drejt një konflikti të ri botëror?
- Ngjarjet e 19 Shtatorit: Një ditë që ndryshoi historinë e shqiptarëve
- Lexoni faqen e parë të gazetës “Panorama” dhe “Panorama Sport”
- 35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë në 2026
- Aksident në unazën e Fierit, ‘Mercedesi’ përplas biçikletën, një i lënduar
- VLEN: Pazaret e BDI-së me Levicën nuk do ta ndalin ndryshimin në Strugë