“VMRO-DPMNE dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Nikolla Gruevskit sigurojnë pozicione rezervë deri sa janë në pushtet”,- deklarojnë nga LSDM.
Petre Shilegov nga LSDM ka deklaruar se në kundërshtim me të gjitha normat ligjore, Antoio Milloshoski nga VMRO e ka ngrirë pozicionin e noterit, edhe pse asnjëherë nuk ka filluar të punojë.
“Sipas Ligjit për noter, numri i noterëve në Maqedoni është i kufizuar. Me këto keqpërdorime, Milloshoski ka dëmtuar edhe noterët e tjerë të zgjedhur e jo të emëruar, por i njëjti ka dëmtuar edhe qytetarët. Nëse Milloshoski nuk heq dorë nga vendimi për noter, atëherë ministri i Drejtësisë duhet ta ftojë dhe ta anulojë vendimin, që Milloshoski të mos e mbajë vendin e ndonjë noteri tjetër”,- u shpreh Petre HSilegov nga LSDM.
Sipas Shilegovit, ka përfunduar koha kur luhej me ligjet dhe keqpërdoroheshin të njëjtit për interesa personale. Ai thotë se edhe Milloshoski, si të gjithë qytetarët e tjerë, duhet t’i respektojë ligjet.
Data 27.12.2025
Aktuale
- Ademi: Gjykata kushtetuese po vepron me qasje majorizuese
- (VIDEO) Stoillkoviqi poshtërson të punësuarit shqiptar, reagon BDI
- Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri
- Operatori i tretë celular pritet zyrtarisht në fillim të vitit 2026
- Prova të reja në Kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut! SPAK kontrollon banesat e të ‘besuarave’ të ministres! Drejtoreshës së KESH i sekuestrohet për herë të dytë telefoni!
- Despotovski: LSDM ka pasur dhe do të ketë personalitete më të mëdha se Filipçe
- Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK! Kontroll banesës së shefes se Kabinetit të Belinda Ballukut! Në ‘lupë’ edhe shtëpitë e biznesmenëve, Ilir Shtufi dhe Rrok Gjoka
- VIDEO+FOTO/ Zjarr i madh në Fllakë, shkrumbohen tre autobusë të parkuar

