KSHZ ka pranuar një ankesë të Lëvizjes BESA e cila ka të bëj me parregullsitë në një vendvotim në Gostivar, ndërsa shtatë ankimimet tjera u refuzuan.
Sipas Blerim Sejdiut, parregullsia ka të bëj me faktin që në vend të një gruaje nga Gostivari ka votuar dikush tjetër, ndërsa në procesverbalin ka qëndruar se gruaja tani më ka votuar dhe nuk është lejuar që përsëri të votoj.
Nga KSHZ u pajtuan që të thirret kryetari dhe anëtarët e këshillit zgjedhor dhe më pas të vërtetohet se çfarë ka ndodhur saktësisht atë ditë.