Ankimimi i radhës i Lëvizjes BESA ka të bëjë me vendvotimin 2340 në fshatin Grushinë. Siç tha anëtari i BESËS, Blerim Sejdiu, në këtë vendvotim nuk janë vendosur vula në disa fletëvotime të cilat janë shpallur të pavlefshme si dhe është votuar në mënyrë familjare.
Anëtari i BDI-së, Subhi Jakupi ishte i ashpër në kërkesat që të mos hapen kutitë e votimit, ndërsa në një moment për shkak të debatit u ndërpre edhe seanca.
Më pas seanca vazhdoi ndërsa shtatë vota ishin kundër dhe dy pro. /SHENJA/