Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi në emisionin Click Plus të TV21 i ka replikuar, deputetit të LSDM-së, Muhamed Zekirit, duke i thënë se shqiptarët asnjëherë nuk do të përfaqësohen nga LSDM.
“Pavarësisht që LSDM ka marrë një numër të konsiderueshëm të votave të shqiptarëve, ata asnjëherë nuk mund të jenë përfaqësues të shqiptarëve”, ka deklaruar Talat Xhaferi.