Lëvizja BESA do të kishte pranuar çfarëdolloj kombinimi të mundshëm sa u përket koalicioneve pas zgjedhore, por vetëm nëse partitë janë në drejtim të plotësimit të pikave të platformës së Lëvizjes BESA. Kështu u shpreh kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili tha se Maqedonia duhet patjetër t’i plotësojë pikat që të rikthehet në normalitetet, pasi sipas tij, situate momentalë është shumë kritike dhe problematike. Megjithatë, nga kjo parti akoma presin përgjigje nga KSHZ pas ankimimeve të bëra dje në lidhje me parregullësitë gjatë procesit zgjedhor, е të cilat sipas tyre i kanë dëmtuar ata për së paku dy mandate.
“Për ne kombinimi më i mirë është të jenë ose katër partitë më të mëdha parlamentare ose të gjitha partitë parlamentare, të votojnë një Qeveri reformatore e cila do të ketë disa detyra të caktuara, ta rikthejë vendin në normalitet, të organizojë zgjedhje të reja dhe të ketë mundësi të themelohet një qeveri pastaj politike”, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Ndërkaq, nga LSDM thonë se qëndrojnë prapa deklaratës së djeshme të kryetarit të LSDM-së, i cili u bëri thirrje partive shqiptare që të mos bashkëpunojnë me VMRO-DPMNE-në, ndërkaq ata thonë se fillimisht i presin rezultatet përfundimtare të KSHZ-së, pas ankimimeve të bëra nga kjo parti. Ndërkaq, nga partitë tjera akoma nuk ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Qeveria e ardhshme, nuk ka lëvizje drejt… by tvshenjaofficial