Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka shpërndarë një dokument ku siç pretendohet janë edhe 15 kushtet për futjen në qeveri me cilën do parti maqedonase e cila do ti plotësojë këto kushte. Mirëpo këtyre kushteve nuk u besojnë as vetë funksionarë të BDI-së, të cilët thonë se sapo të formohet qeveria e re do të lëshojnë BDI-në.
“Sikur të kish qenë hera e parë që BDI futet në koalicion qeveritar do t’i kishim besuar këtyre 15 kushteve. Mirëpo e dimë se BDI çdo herë pa kushte është futur në qeveri. JU e shifni se edhe kushtet që i kanë lëshuar nëpër portale nuk kanë vulë. Vetëm njëherë me ju fishkëlluar Mijallkovi, me vrap do të futen në qeveri dhe do t’i harrojnë të gjitha kushtet. Do të thonë nuk kanë qenë kushtet tona, por kanë spekuluar portalet”, thotë një funksionar i BDI-së, i cili insiston të mbetet anonim. AI habitet nga joserioziteti që po vazhdon të tregojë BDI-ja edhe pas zgjedhjeve, duke konstatuar se si duket nuk kanë nxjerrë mësim nga zgjedhjet, ku humbën rreth 70 mijë vota.