Sapo janë shpallur rezultatet zgjedhore prej KSHZ-së, Artan Grubi ka filluar t’i vardiset LSDM-së. Duke u munduar të hapë një derë edhe te kjo parti, në rast se Gruevski nuk arrin të bëjë qeveri, burime partiake thonë se Grubi disa herë e ka thirrë në telefon tashmë deputetin e LSDM-së, Muhamed Zeqiri, mirëpo Muki nuk i është përgjigjur.
Më pas edhe kryetari i BDI-së ka tentuar të vendosë raporte me LSDM-në, mirëpo marrim vesh se Zeqiri është bë sërish pengesë. Muhamed Zeqiri në disa biseda me shokë dhe bashkëpartiakët të tij është ztuar se nuk do të lejojë asnjë kontakt të BDI-së me LSDM-në, deri sa nuk sqarohet roli i Ahmetit dhe Grubit te rasti Monstra dhe te Konflikti i Kumanovës.