Policia mbrëmjen e djeshme është futur në shtëpinë e kryeshefit të Sektorit për Punë të Brendshme- Kumanovë, Stojançe Veliçkoviq, me urdhër të Prokurorisë Publike, nën dyshimin për veprën penale- krim zgjedhor, shoqërim kriminal, keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nga Prokuroria Publike kanë njoftuar se qëllimi i aksionit ka qenë gjetja e gjurmëve të veprës penale ose materialeve të rëndësishme për veprën penale dhe marrjen e tyre.
“Janë marrë materiale që përmbajnë të dhëna në formë të shkruar dhe lëndë që përmbajnë materiale në formë elektronike në lidhje me veprat penale- Shoqërim kriminel nga neni 394 dhe Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimeve nga neni 353 nga Kodi Zgjedhor si dhe vepra tjera penale. Veprimet e ndërmarra në përputhshmëri me urdhrin gjyqësorë janë vetëm për bastisje të shtëpisë jo dhe ndalimin e tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.
Megjithatë përderisa sa ka zgjatur aksioni policor, përpara shtëpisë së Veliçkoviqit janë mbledhur një numër i madh i banorëve të cilët dëshironin të pengonin arrestimin e tij. Veliçkoviq ju drejtua masës së tubuar duke thënë se ata nuk do të arrestojnë atë, por se vetëm kanë ardhur për të kontrolluar në shtëpinë e tij. Ai tha se aksioni është montuar nga Prokurori Publik Marko Zvërlevski dhe Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.
“Kanë kontrolluar çantën time, fletoren dhe gjetën dokumente që nuk janë konfidenciale. Le të hapin procedurë dhe nëse jam fajtor do të përgjigjem. Unë nuk jam kryeshef i një partie politike, por i gjithë qytetarëve”, ka thënë para qytetarëve Stojançe Veliçkoviq, kryeshef i SPB Kumanovë.
Rreth orës 21:00 policia u largua nga Kumanova ndërsa Veliçkoviq ka shkuar vetë në stacion policor për të dhënë deklaratë. Vendi ku jeton ai është në afërsi të Lagjes së Trimave, dhe prezenca e madhe e policisë dhe protesta, shkaktoi shqetësim tek banorët e Kumanovës.
Enis Murtezi /SHENJA/
Bastiset kryeshefi i policisë së Kumanovës by tvshenjaofficial