MAQEDONI Kshz duhet të vendos, Besa synon deputetin e VMRO-së
ByLajmpressE postuar më 14-12-2016, 15:35 kshzzz
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka afat qe deri sot pasdite ose më së voni nesër të shqyrtojë ankimimet për parregullsitë që i kanë parashtruar dje partitë politike. Në KSHZ kanë arritur 8 ankimime nga Lëvizja Besa dhe 8 nga LSDM-ja. Lëvizja Besa ka parashtruar ankimim për njësinë e 2 zgjedhore, ku sipas tyre, nëse pranohen ankimimet e tyre mund të merr edhe një mandat, të cilin sipas rezultateve preliminare e ka marrë VMRO DPMNE, ndërsa Besa pretendon se rezultatet janë sajuar dhe ky mandat i takon Lëvizjes Besa. Ndërkohë, LSDM-ja pret edhe një mandat plus në njësinë e 6 zgjedhore. KSHZ është e obliguar të vendosë sipas ankimimeve në afat prej 48 orësh pas pranimit. Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të parashtrohet padi deri te Gjykata Administrative, në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, megjithatë, pas ankesës është e detyruar të marrë vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të saj.
Data 02.07.2025
Aktuale
- Shkupjani humbi jetën pasi u godit nga një motoçikletë
- Afati i fundit: Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet brenda 30 ditësh?
- Përdh*nimi i të miturës nga babai monstër, reagon ashpër Avokati i Popullit: Ngjarje të tilla kërkojnë jo vetëm dënimin e autorëve, kemi nisur një hetim administrativ gjithëpërfshirës
- Lëvizja në Malin Sharr vetëm me leje të posaçme, në të kundërtën pasojnë gjobat
- Fetai: VLEN do ta mbështesë Mendi Qyrën në Komunën e Strugës
- Një grua është sulmuar nga ariu në Siniçan të Bogovinës
- Vijon valë e të nxehtit, nga nesër deri në mesin e javës së ardhshme temperaturat mbi 40 gradë
- Berisha në OSBE: Shqipëria në krizë të thellë, kërkohet qeveri teknike para se të jetë vonë