Është i paqartë fati i të punësuarve në Jugohrom në janar. Sindikata dhe drejtuesit javën e ardhshme do të nisin bisedime për gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme.
Po pritet edhe vendimi i Komisionit të shkallës së dytë për ankesa tek e cila gjendet ankesa e kompanisë ndaj vendimit të Inspektoratit shtetëror për ambient jetësor për mbylljen e saj. Njashtu pritet edhe formimi i qeverisë së re e cila do të duhet të vendos nëse Jugohrom do të mund të llogaris në vazhdimin e afatit për instalimin e mjeteve për mbrojtjen e ambientit jetësor.
Drejtori i kompanisë, Vasko Skenderovski deklaroi se janë të përgatitur që të bisedojnë me sindikatën.
“ Mundësitë financiare të kombinatit nuk janë shkëlqyese, por duhet që të mendojmë edhe për situatën sociale të punësuarve. Shpresoj se do të gjejmë zgjidhjen më optimale për të punësuarit në janar, por gjendja e këtillë nuk mund të zgjas edhe në muajt e ardhshëm”, deklaroi Skenderovski.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Mot me diell me temperatura maksimale deri në 28 gradë celsius
- Aliu: Procesi i punësimeve në shëndetësi është drejt përfundimit, jo premtim i pambajtur
- Rama: Diella tani edhe me profil zyrtar në Facebook! Ministrja virtuale ‘flet’ me qytetarët! Puna ime për ju nuk do të ndalojë në asnjë çast
- Miliarda dollarë të SHBA për infrastrukturën britanike të IA
- Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata
- Simeone flet për shpërthimin ndaj tifozëve në Anfield dhe përjashtimin nga ndeshja
- Emigrantë nga Bangladeshi dhe Maroku arratisen nga qendra në Vranidoll
- Vdes një burrë në Rahovec, policia nis hetimet