Gruevski po e keqpërdor Gjorcev për të na u kërcënuar me një revolucion jogurt, e keni të kot kërcënimin, askush nuk ju merr seriozisht, shkroi në Facebook kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, transmeton TetovaSot.
“Vlatko Gjorcev dhe ndjekësit e tij do ta humbasin durimin nëse dikush ia merr fitoren. Kreu i VMRO-DPMNE-së dhjetë vite neve vdekatarëve na ka vjedhur votat dhe paratë. Na ka shkelur të drejtat dhe na ka uzurpuar institucionet, ne përsëri duruam dhe nuk e humbëm durimin. Nuk e hodhëm mllefin kundër regjimit, edhe pse kemi pasur arsye më shumë se Gjorcev që ta bëjmë këtë gjë. Mirëpo nuk e bëmë, kemi pritur me durim në zgjedhje që të ju përcjellim në mënyrë të civilizuar.
Më vjen keq që Gruevski po e keqpërdor Gjorcev për të na u kërcënuar me revolucionin jogurt si në kohën e Millosheviqit. Si do të thontë një mik i im, të vjetër e keni softuerin, ofroni diçka të re.
Kot po kërcënoheni, askush nuk po i merr seriozisht kërcënimet tuaja. Relaksohuni, gjithçka do të bëhet ashtu si duhet.
Nuk është fundi i botës, por fundi i karrierës politike të Nikolla Gruevskit”, shkroi ndërmjet tjerash Naser Selmani.
Data 21.12.2025
Aktuale
- Ademi zotohet për forcimin dhe avancimin e mëtejshëm të BDI-së
- Kanabisi mjekësor, vendimi i Trump hap mundësi të reja por edhe debat në Maqedoni
- Nazim Avdiu humbi jetën në aksidentit të sotëm tragjik në autostradën Beograd-Nish
- (VIDEO) Rast tronditës! Zinep Iseni me dializë dhe pa strehë mbi kokë ka nevojë për ndihmë
- (VIDEO) Shkupi i pari në Evropë për nga ndotja e ajrit
- BDI: Me sukses përfunduam Kongresin, mbi 60% të Kryesisë janë emra të rinj!
- Kryediplomatja shqiptare, Spiropali nesër viziton Çairin!
- Spiropali nesër vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut! Në fokus të takimeve edhe projekti i Korridorit VIII

