sh ndërmjetësuesi në bisedimet për Marrveshjen e Përzhinos, Peter Vanhaute, i’u është drejtuar qytetarëve të Maqedonisë me një letër, të cilën e ka titulluar “Kush është fituesi i vërtetë i zgjedhjeve?”.
“Urime të gjithë qytetarëve të cilët kanë votuar për ndryshime. Keni pasur guximin të zgjidhni atë që është më e mirë për të gjithë ju. Duhet të përmendim se me këto rezultate vendi juaj meriton një fillim të ri, me Qeveri të re dhe fytyra të reja. Ata të cilët mendojnë se duhet të vazhdohet në rrugën e regjimit, nuk kanë të drejtë”, shkruan Vanhoutte.
Ai në këtë letër gjithashtu e drejtohet edhe shqiptarëve duke ju thënë:
“Topi është në anën e juaj, ju do të vendosni se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Për shqiptarët do të thoja vetëm një gjë: Mos e humbni kohën. Mos merrni pjesë në Qeveri, nëse jeni plotësisht të margjinalizuar. Ju në vendime të rëndësishme jeni anashkaluar nga partneri i koalicionit. Ku janë investimet në pjesën e juaj? Ku është infrastruktura, shkollat, rrugët, spitalet?”, shkruan për shqiptarët Peter Vahnhoutte.
Ai gjithashtu thotë se është koha për ndryshime dhe është koha për integrime në NATO dhe BE.