Kreu i degës së Çairit në rradhët e Lëvizjes BESA, Bekim Sali pas fitores bindëse në komunën e Çairit në zgjedhjet parlamentare ndaj BDI-së, ka komentuar edhe zhvillimet aktuale të rezultateve në nivel republikan, shkruan Almakos.
Ai eksponentët e tyre politik në taborin kundërshtarë i ka quajtur instant patriotë që asnjëherë nuk ua kanë prishur hatrin dhe kthyer llafin shefave të tyre Gruevskit dhe Mijallkovit, dhe ende kanë fytyrë ti quan tradhëtarë shqiptarët që votuan LSDM-në.
“DUI i quan tradhëtarë ata shqiptarë që votuan për SDSM-në, duke e anashkalu rezonin e votës së tyre kundër tradhëtive të DUI-t. DUI-instant-patriotët janë ata që e mbështesin Nikolla Gruevskin dhe Mijallovin – këtyre shefave të tyre, që 8 vite u shërbyen me disciplinë dhe pa ua “prish hatrin” dhe pa ua “kthyer llafin”. Kësi patriota janë DUI! Vetë i shërbejnë anti-shqiptarët me të madhe, ndërsa i akuzojnë dhe etiketojnë votuesin e dëshpëruar shqiptarë për tradhëti. O DUI, këta vëllezër dhe motra tonë votuan për LDSM-në sepse moti nuk i përfaqësoni JU. Për këtë elektorat duhet të reflektojmë dhe mërzitemi ne të BESË-s, dhe jo ju propagandistët e DUIt. Atë që ne do ta bëjmë, në vend se ti etiketojmë këta vëllezër dhe motra tona – do ti dëgjojmë, do ta përmeirësojmë ofertën dhe angazhimin tonë, që ti bindim se ka parti të vërteta shqiptare, me vlera kombëtare dhe moral të mirë njerëzor. Dhe do e kthejmë votën e tyre në kampusin shqiptarë – po në adresë të drejtë, në adresën e BESËS”, kështu ka shkruar Bekim Sali./Almakos