Pas konferencës së Zoran Zaevit ku ju bën thirrje partive shqiptare për bojkot të Nikolla Gruevskit, menjëherë ka reaguar VMRO-DPMNE-ja nëpërmjet Vllatko Gjorçevit. Në konferencën për media, Gjorçev ishte decid se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve i cili ka vendosur që ti kryesojë partia e tij. Funksionari i VMRO DPMNE-së tha se Zaevi nuk mund të vendos se kush do ta formojë Qeverinë por qytetarët që kanë votuar. Sipas tij, Zaevi është duke luajtur rol të rrezikshëm duke e shtyrë Maqedoninë në një skenar mjaft të rrezikshëm i cili vetëm do ta zvarrisë krizën politike edhe më tej. Vllatko Gjorçev, VMRO DPMNE
“Fitorja e VMRO-DPMNE-së është verifikuar nga ndërkombëtarët, nga BE-ja, Mogerini, Han, OBSE/ODIHR. Fitorja e kësaj partie dhe qytetarëve dhe koalicionit të 25 partive politike është vërtetuar nga KSHZ-ja. Apelojmë deri tek Zoran Zaevi që ta pranojë rezultatin zgjedhor dhe të na e uroj fitoren”, ka deklaruar Gjorçev. /SHENJA/