Kush i ka fajet (?):
1. 25 mijë shqiptarë u fshinë nga lista e votuesve. Ata u fshinë në Përzhino
2. Njesia e zgjedhore 6., kishte 30 mije vota me shume. Pra, 30 mije vota, u dogjen. Kjo ngeli falë partive në pushtet.
3. 50 për qind e shqiptarëve nuk votuan. Disa kane bojkotuar ndersa Bujar Osmani ne nje emision, tha se shumica nuk votojne se jane jashte shtetit(!). Pse shkuan jashte shtetit? Sepse, ketu s’kane perspektive. Kush i solli ne kete gjendje? Pushteti… Po pse nuk votuan ne diaspore?
Te deshperuar. Nga kush? Nga pushteti…
4. Shumë shqiptarë e votuan LSDM-ne. Kush e votoi?
Shqiptaret qe votuan LSDM-në, u joshën nga platforma sociale, nga premtimet e LSDM-së për pension për të gjithë, shendetesi falas, pagë minimale dhe mesatare, tatim me i ulet per kompanite e vogla…etj. Kush joshet nga kjo oferte? Qytetatet qe jane ne varferi te thelle dhe pa rrugedalje ekonomike. Kush i solli keta shqiptate ne kete gjendje? Pushteti…
5. Opozita ne zgjedhjet e kaluara fitoi: 7 deputetë PDSH dhe 1 RDK. Në keto zgjedhje partite opozitare shqiptate, fituan 10 deputetë. Dmth 2 më shumë se ne 2014, ndërsa ishin shume afer edhe per 2 deputet te tjere opozitarë.
Partia ne pushtet-BDI, nga 2014 per dy vite, humbi 10 deputet. Dmth votuesit e BDI-se paskan votuar LSDM? Nga kush paskan qene te deshperuar kete votues? Pse keta votues nuk e votuan nje parti shqiptate por LSDM-ne? As keta votues e aq me pak partite opozitare nuk duhet te japin pergjigje, por ne kete pyetje duhet te pergjigjet BDI: Cfare ju beri votuesve te saj qe i solli ne kete gjendje.
Vota per LSDM mund te mos ju duken kombetare, por ata votues nuk mund as te akuzohen per tradhëti. Akti i tyre nese nuk eshte kombetare eshte te pakten demokratik.
Por, tre arsyet e para qe ndikuan ne uljen e numrit te deputeteve shqiptare (fshierja, disbalansi ne njesi zgjedhore, shketerimi ekonomik, shperngulja nga mungesa e perspektives, varferia… Etj) nuk jane as kombetare e as demokratike.
Per gjithcka qe ka ndodhur duhet te jep pergjigje pushteti…
Data 25.04.2025
Aktuale
- Sherr me sende të forta në Lundër, raportohet për një të plagosur
- Mexhiti: Para Taravarit kam patur oferta të kthehem në BDI, e kam refuzuar!
- Zanfina Ismaili me fjalë prekëse për nënën e ndjerë
- Apple godet industrinë e teknologjisë në Kinë: Planifikon zhvendosjen e prodhimit të iPhone-ve në Indi
- Shekerinska: Ballkani Perëndimor duhet të jetë i kujdesshëm me fjalët, ato mund të jenë më të rrezikshme se armët
- Mucunski: Angazhimi ynë për integrimin evropian duhet të pushojë së maturi nga kapaciteti i koncesioneve lidhur me çështjet kombëtare
- SOFJE – Botohet libri studimor “Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset socio-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)”
- Tragjedia në Koçan, gjatë muajit maj do të fillojë marrja e dëshmive nga të dëmtuarit