Edhe pse është zgjedhur deputet në bazë të pozicionit që ka pasur në listën e kandidatëve në njësinë zgjedhore numër 6, Xhevat Ademi me siguri do të tërhiqet dhe mandatin do të ja dorëzojë kandidatit të ardhshëm në listë. Burime partiake në BDI për Gazetën Lajm thonë se dorëheqja e Ademit do të jetë për shkaqe morale, sepse ka humbur në fshatin e tij, Reçicë e Madhe. Njëkohësisht merret vesh se ai është nën presion nga dega e partisë në Tetovë që të japë dorëheqje, sepse
BDI ka fituar gjashtë mandate në njësinë numër 6, kurse e shtata me radhë është Merita Mustafai, e cila do të merr mandatin e deputetes në rast se Ademi tërhiqet edhe zyrtarisht.
Në ndërkohë, burime partiake në BDI, thonë se nuk diskutohet aspak largimi i Bekim Nezirit nga pozita e kryetarit të Shtabit Zgjedhor të BDI-së në nivel republikan.