Sipas analistit politik, Xhelal Neziri partia fituese e zgjedhjeve në Maqedoni, VMNRO-DPMNE ka vënë kontaktet e para me BDI-në e Ali Ahmetit për të formuar koalicion qeveritar.
“Kam informacion se VMNRO-DPMNE ka kontaktuar BDI-në për të formuar Qeverinë. Kontaktet e para janë bërë ndërmjet tyre. Ditëve në vijim do të kenë rol të rëndësishëm ndërkombëtarët që pritet të ndërhyjnë që të nxjerrin vendin nga kriza”, ka thënë Neziri në një intervistë për Interaktiv të KTV-së.
Ai më tutje ka thënë se është paradoksale fitorja e Gruevskit në Maqedoni pas gjithë atyre akuzave ndaj tij, dhe thekson se ende ekziston mundësi që të ketë koalicion të zgjeruar qeveritar.