Zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit në Maqedoni, përveç interesit të lartë brenda vendit, por edhe nga faktori ndërkombëtar sollën edhe risi në skenën politike të vendit. Kjo risi lidhet me përfshirjen e shqiptarëve në listat e kandidatëve për deputetë në radhët e partisë opozitare maqedonase LSDM.
Ish-gazetari shqiptar Muhamed Zekiri për AA ka komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni lidhur me zgjedhjet parlamentare. Ai ka fituar mandatin e deputetit duke garuar si kandidat për një parti politike maqedonase, e cila për herë të parë në historinë pluraliste të Maqedonisë është votuar masivisht në vendbanime etnikisht të pastra shqiptare. Në intervistën për AA, Zekiri flet edhe për arsyet që kanë detyruar shqiptarët të votojnë Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), të drejtuar nga Zoran Zaevi, për premtimet e tij, por edhe për koalicionet e ardhshme qeveritare.
Pas kritikave të cilat iu drejtuan atij nga një pjesë e opinionit shqiptar në Maqedoni për të cilët pjesëmarrja e shqiptarëve në parti maqedonase është veprim i gabuar, nga kjo perspektivë Zekiri thotë se ia ka vlejtur një veprim i tij i guximshëm.
“Ja vlejti i gjithë ky mund pasi që shqiptarët kanë shkruar historinë në këto zgjedhje. Shqiptarët u vetëdijesuan dhe në mënyrën më demokratike me votën e tyre shpëtuan Maqedoninë dhe dëshmuan me votën e tyre se e duan këtë shtet më shumë se sa maqedonasit.”
LSDM në këto zgjedhje si asnjë parti tjetër maqedonase ka dalë fituese në vendbanime etnikisht të pastra shqiptare, por edhe në zona të tjera me popullsi dominuese shqiptare. Muhamed Zekiri thotë se në bazë të analizave të tyre, shifrat lëvizin mes 50 mijë dhe 70 mijë shqiptarë që kanë votuar për LSDM-në.
Ai thotë se të kishin qenë këto zgjedhje komunale, LSDM do të fitonte komunat që tradicionalisht u takojnë shqiptarëve.
“Në Haraçinë, në Studeniqan po të ishim në zgjedhje komunale do të fitonim si dhe ajo që i ka befasuar të gjithë, në Dibër ne kemi dalë fitues”, thotë Zekiri.
Ai ka folur për arsyet që kanë detyruar komunitetin shqiptar të votojë për një subjekt politik maqedonas që në të kaluarën ka qenë e paimagjinueshme. “Nga shkaku se për herë të parë ky subjekt u hap edhe për shqiptarët, dhe vizioni i këtij subjekti ishte që Maqedonia të jetë shtet i barabartë për të gjithë.
Qëllimi kryesor pse u votua dhe qëllimi ynë që u përfshimë në këtë subjekt është që të japim kontributin për ti dhënë fund një pushteti i cili në çdo formë ka uzurpuar institucionet e vendit dhe si i tillë nuk ka funksionuar që u dëshmua përmes projektit ‘E vërteta për Maqedoninë’”, thotë Zekiri sipas të cilit Maqedonisë fillimisht i nevojitet kthimi i drejtësisë, siguria dhe mirëqenia ekonomike pa të cilët Maqedonia nuk mund të mbijetojë si shtet.
“Qytetarë shqiptarë këtë e kuptuan në mënyrën më të mirë të mundshme e kuptuan dhe nuk lejuan duke dënuar edhe partitë shqiptare në pushtet për formën me të cilën kanë qeverisur duke dhënë votën për opsionet e reja politike, duke mos lejuar formën e vjetër të udhëheqjes së shtetit”, ka shtuar ai.
Sipas rezultateve duket qartë se as LSDM-ja, por as VMRO-DPMNE nuk do të mund të formojnë qeveri për shkak të rezultatit të ngushtë dhe numrave të cilat nuk u mundësojnë një gjë të tillë, ndërkohë që Zekiri është i bindur se rivalët kryesor të tyre të cilët qeverisën për mbi një dekadë nuk do të jetë në gjendje të formojë qeverinë.
Lidhur me premtimet parazgjedhore të kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev për një shtet të drejtë ku shqiptarët do ti kenë të drejtat e garantuara me kushtetutë, siç është përdorimi i gjuhës, Zekiri, është i bindur se të njëjtat nuk janë trik për të tërhequr votat dhe se do të jetë zëri i fuqishëm shqiptar brenda LSDM-së për ti artikuluar ato.
“Në momentin kur të vërej ndonjë referim unë do të flas publikisht dhe nuk do të hesht sepse askujt nuk i kam borxh. Sepse kam shkuar me kredibilitetin tim për të ndihmuar për të mirën e përgjithshme. Nuk do të lejoj që qëllimi për të cilin jam angazhuar në këtë subjekt të keqpërdoret, të më keqpërdorë mua dhe votuesit të cilët fal nesh e kanë votuar këtë subjekt politik”, shprehet Zekiri.
Data 29.11.2024
Aktuale
- ‘Shkoj burrnia’- Deklarata e Gjestit që shkaktoi të qeshura në festën e 28 Nëntorit
- Zbardhet vendimi për bonusin e fundvitit! Si do të ndahet për pensionistët dhe 10 kategoritë që marrin shpërblim maksimal
- Përdhosja e flamurit shtetëror, Toshkovski: Kemi arrestuar katër persona!
- Në kërkim ndërkombëtar dhe nën akuzat për p*rdhunim, arrestohet në Muriqan 30-vjeçari
- ASH e Selës: E dënojmë ashpër përdhosjen e flamurit shtetëror dhe djegien e flamurit shqiptar
- Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
- Qeveria financon familjet për ngrohjen, ja sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar
- Mucunski: Kemi interes për rritjen e këmbimit tregtar me Mbretërinë e Bashkuar