Analisti Alajdin Demiri deklaron për portalet maqedonase se liderët e PDSH-së dhe BDI-së i kanë dobësuar këto parti, prandaj edhe janë ndëshkuar me votë.
Ndërkaq, për Lëvizjen Besa thotë se është gjak i ri në elektoratin shqiptar. Sipas tij, rezultati i dobët i PDSH-së dhe BDI-së duhet të jetë një kthjellje për liderët e tyre, ndërkaq votuesit treguan se çfarë mendojnë për politikat e këtyre dy partive.
Demiri e konsideron daljen e vogël të shqiptarëve në zgjedhje si një ankesë për partitë politikë, parasegjithash për BDI-në dhe PDSH-në.