LSDM-ja nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se rezultatet e para jo zyrtare të publikuara nga KSHZ-ja në lidhje me mandatet, tregojnë se gjithçka është e paqartë dhe se një numër i vogël i votave janë vendimtare në disa njësi zgjedhore.
“Vullneti i qytetarëve për jetë, drejtësi, liri është realizuar në kushtet të parregullsive të shumta dhe presioneve në periudhën parazgjedhore dhe gjatë zgjedhjeve. Këto probleme të cilët ndikuan në rezultatin final të zgjedhjeve, janë konstatuar nga vëzhguesit e procesit zgjedhor. Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KSHZ një është e qartë. Koha e politikanëve si Nikolla Gruevski ka mbaruar. Qytetarët po e kthejnë shtetin në duart e tyre. Në Maqedoni po ndodhin ndryshimet”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.