Me shpalljen zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga ana e KSHZ-së, mbaron zyrtarisht edhe mandati i ministrave dhe zv. ministrave plotësues në ministrinë e punëve të brendshme dhe atë të punës dhe politikës sociale, të bujqësisë, pylltaris dhe ujrave, dhe asaj për shoqëri informatike dhe administratë publike. Kjo është e paraparë me marrëveshjen e arritur ndërmjet partive politike. Kjo nënkupton se Frosina Tashevska-Remenski dhe Oliver Spasovski nuk do të jenë ministra më tej. Funksionin e ministrave në ministritë e udhëhequra nga këta kuadro të LSDM-së, deri në krijimin e qeverisë së re, duhet ta marrin zv. ministrat e tanishëm, pra Agim Nuhiu i BDI-së dhe Ibrahim Ibrahimi. Me këtë, pas disa muajsh, VMRO dhe BDI rikthejnë nën kontroll MPB-në. Disa analistë shqiptarë mendojnë se qytetarët shqiptarë në Maqedoni që gjatë kësaj periudhe duhet të jenë më të kujdesshëm, sepse gjatë kohës sa kanë udhëhequr MPB-në BDIja dhe VMRO-DPMNEja, kanë ndodhur shumë raste të dyshimta me pasoja tragjike për shqiptarët, si vrasja e Harun Aliut me shokë, Monstra, Gjorçe Petrovi, si dhe Lagja e Trimave në Kumanovë.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës shpall moskopetencë, çon dosjen e 23-vjeçarit në SPAK
- VLEN: Kur BDI flet për BE, qytetarët kujtojnë Gruevskin dhe Mijallkovin
- Raporti i DASH për vitin 2025: Shqipëria mes 71 vendeve që plotësojnë standardet e transparencës fiskale
- Dauti: Në këto zgjedhje lokale, komunat me 24 këshilltarë shqiptarë më pak
- Mucunski-Spiropali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria synojnë të thellojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe
- Një tragjedi e papritur: Si një baba i dashur la pas një amanet për fëmijët e tij
- A është koha për Albin Kurtin të ndajë pushtetin?
- Ishte duke vrapuar, humb jetën 49-vjeçari në Theth, trupi i pajetë i viktimës transportohet me helikopter