Përderisa ka përfunduar koha e votimit në Maqedoni dhe pothuajse është në përfundim procesi numërimit të votave, tashmë një fotografi e fletëvotimit mjaft interesante është shpërndarë gjithandej.
Në këtë fletëvotim nga zgjedhjet e sotme në Maqedoni, në vendin ku duhej të votohej për BDI-në janë shënuar emrat e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt, dy udhëheqësit e Grupit të Kumanovës të vrarë në Lagjen e Trimave.