Ambasadori amerikan, Xhes Bejli ka qëndruar sot në Komunën e Likovës, ndërsa ka vëzhguar nga afër procesin e votimit në vendvotimet e fshatit Sllupçan.
Ambasadori Bejli ka inkurajuar qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa ka uruar që procesi i votimit të kalojë në mënyrë të qetë dhe pa incidente.