Raportohet për tentim të blerjave të votave në Strumicë dhe Koçan. Në rastin e parë, policia tha sot se dje, gjatë kontrollit të transportit rrugor në udhëkryq të rrugëve Lenin dhe 24 tetor në Strumicë, tek makina e tipit “Fiat” gjeti një kopje të listës zgjedhore, dhe një fletore me emrat dhe numrave të amzës të personave të nacionalitetit rom dhe numra të qendrave të votimit, ku ata duhet të ushtrojnë të drejtën e votës së tyre. Makina drejtohej nga B.G. (52) nga Strumica, dhe në të cilën, si pasagjerë ishin personat E.F. (44), A.A. (32), A.A. (55) dhe K.A. (37), të gjithë nga Strumica.
Policia dyshon se ata kanë kryer veprat penale të “shpërdorimit të dhënave personale”, “shkelje të lirisë së votuesve” dhe “ryshfet në zgjedhje dhe votim”.
Është lajmëruar edhe Zyra e Prokurorit Publik në Strumicë.
Ndërkaq, në Koçan njoftohet që dy persona ofronin nga 1 mijë denarë në kundërvlerë të 1 vote.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Një zjarr i madh ka shpërthyer sot mbi fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit
- Garsia: Futemi në çdo ndeshje për të fituar
- MF: “Fiç” e konfirmoi rejtingun kreditor “BB+” me pamje stabile, duke njohur rritje stabile dhe politika të besueshme ekonomike
- Rregulla të reja të trafikut nga 26 shtatori: Kalimi i kalimit për këmbësorë me celular do të gjobitet me 40 euro
- Mashtrim në Shkup: 77-vjeçari nga Kumanova jep 10.000 euro për të “shpëtuar” mbesën nga një aksident i rremë
- Osmani: Mbrojtje për punonjësit shëndetësorë nga presioni politik
- “Opozita duhet ta quaj veten fatlume”- Satira e Lutfi Dervishit: “Diellit” s’i ka lindur ende ideja që të krijojë një opozitë virtuale, do t’i lërë pa rroga
- Ilire Dauti: Minus 25 këshilltarë shqiptarë, shkelje kriminele e Qeverisë mbi zgjedhjet