Asociacioni qytetarë “Most” vazhdon të paraqesë parregullsitë që i hasin gjatë procesit të votimit. Parregullsitë duke përfshirë periudhën nga ora 9:30 deri më 11:00 janë këto:
-Në vendvotimin, 1778, Komuna “Novo Sello” një person i ka shqetësuar vëzhguesit, kanë thirrur policinë, por personi në fjalë ka ikur.
-Në shkollën fillore” Dimitar Vllahov”, komuna Shtip, janë kanë ardhur persona jo zyrtarë të cilët i kanë evidentuar votuesit të cilët kanë hyrë në objekt.
-Në vendvotimin 1849, komuna Strugë, një person ka votuar njëher dhe është kthyer përsëri për të votuar. Komisioni vëzhgues e ka njoftuar policinë, mirëpo me të arritur policia personi në fjalë është larguar nga objekti.
-Në vendvotimin 2557, komuna Gjorçe Petrov, një qytetar ka votuar me kamerë të hapur të telefonit. Është kontrolluar telefoni i tij celular, por kur e ka kontrolluar komisioni vëzhgues, nuk e kanë gjetur fototografinë. Rasti është shënuar si tentim për fotografim.
-Në vendvotimin 0281, komuna Vallandov, votuesi e ka fotografuar fletëvotimin. E kanë lajmëruar policinë dhe ato ia kanë fshirë personit fotografinë.
-Në vendvotimin 1219, komuna Negotinë, votuesi publikisht ka treguar për kë ka votuar.
-Në vendvotimin 0624, komuna Demir Hisar, personi ka votuar publikisht në tavolinën ku ka qëndruar komisioni.
-Në vendvotimin 2011, komuna Tearcë, një fletë është larguar nga kutia. Për këtë rast është njoftuar edhe komuna e Tearcës.