Përfaqësuesit e OSBE-së janë duke vëzhguar procesin zgjedhor nëpër të gjitha qendrat e votimit. Koordinatori special përgjegjës për misionin e OSBE, Roberto Bateli, ishte në disa vendvotime në Shkup që në mëngjes me ç’rast bëri thirrje për një proces të rregull zgjedhor.
“Do të mbajmë një konferencë për media të hënën dhe atëherë do të japim vlerësimin tonë për këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku do t’I japim konkluzionet tona për ditën e zgjedhjeve. Nuk kam se cka të them më shumë për momentin, do të jeni të informuar nesër”, deklaroi Përfaqësuesi i OSBE Roberto Bateli.
“Maqedonia vërtetë duhet t’i organizojë mirë këto zgjedhje për të tejkaluar krizën politike që ka zgjatur dy vite. Unë ju uroj më të mirën popullit në Maqedoni dhe shpresoj se ne do të duhet të shkruajmë një qëndrim pozitiv për ditën e zgjedhjeve”, tha përfaqësuesi i OSBE Azaj Gulijev.
Gjithsej 667 vëzhgues të huaj dhe 7585 vëzhgues vendas do të monitorojnë zgjedhjet e sotme parlamentare. Misioni i OSBE/ODIHR për ditën e zgjedhjeve ka caktuar 281 vëzhgues, Misioni i OSBE-së në Shkup do të ketë në terren 24 vëzhgues, ndërsa Ambasada e SHBA-ve në Shkup, 51 vëzhgues.
Data 15.09.2025
Aktuale
- Deputetja Arbana Pasholli merr pjesë në Samitin për Rindërtimin e Ukrainës në Washington D.C.
- Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje në Veles
- Piramida online/ XUEX në Lushnjë dhe Divjakë, qindra qytetarë të mashtruar! Posterat e lokalit joshnin njerëzit: Investim një herë, Përfitime të përjetshme
- Gjykata Kushtetuese: E vazhdojmë bashkëpunimin me IRZ, seminar i organizuar për përforcimin e kapaciteteve të Gjykatës
- VIDEO/ Zjarr në Qafën e Butrintit, era favorizon përhapjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar
- Humbi 1.000 dollarë në “piramidën online” XUEX, punonjësja e Bashkisë Divjakë tregon si ra pre e mashtrimit
- Aliu: Janë kryer 13 intervenime nga Ndihma e Shpejtë në Trubarevë, një person është transportuar në Klinikën për Toksikologji
- Maqedonia e Veriut dhe Turqia protokoll për bashkëpunim në fushën e shkencës, teknologjisë, inovacionit