Banorët e Haraçinës sot janë zgjuar me prezencën e madhe të policisë dhe sigurimit në hyrjen e fshatit si dhe rreth shkollës ku votohet. Materialet janë vendosur në shkollë qysh në orët e hershme të mëngjesit, kurse vendvotimi është hapur me kohë me ç’rast qysh ne orën 7 filluan të vijnë votuesit.
Një person nuk ka mundur të votojë shkaku që nuk ishte në listën zgjedhore. Këshilltarët janë munduar ti ndihmojnë duke bërë disa kërkime në lista, por nuk arritën ta gjejnë. Në letërnjoftimin e këtij personi qëndron se është lëshuar në vitin 2011 dhe skadon me 2021. askush nuk kishte shpjegim se pse nuk është në listë, në të cilën herëve tjera ka qenë, transmeton Telma.
Votimin në Haraçinë janë duke e përcjellur përfaqësues të OSBE-së.