Asociacioni qytetar “Most” ka zbuluar edhe parregullsitë e para gjatë procesit të votimit. Darko Alekson, drejtor ekzekutiv njoftoi se vëzhguesit në teren të këtij asociacioni kanë njoftuar “Most” se dy vendvotime janë hapur me vonesë, ndërsa për dy votues është raportuar se e kanë fotografuar votën e tyre. “Most” bënë apel te të gjithë qytetarët qe të denoncojnë për çdo parregullsi që e hasin gjatë procesit të votimit në linjën telefonike falas 080 080 080, ndërsa vëzhguesit e “Most” do të qëndrojnë nëpër vendvotimet. Kujtojmë që në teren “Most” ka rreth 3000 vëzhgues.
“Janë të hapura të gjitha vendvotimet,vendvotimi 1036 në komunën e Kumanovës është hapur me 15 minuta vonesë, vendvotimi 2210 në Veles është hapur me 30 minuta vonesë, për shkak se nuk kanë pasur energji elektrike, deri tani është vërejtur parregullsi në Komunën Radovish, ku personi e ka fotografuar fletën e votimit, por vëzhguesit nuk e kanë vërejtur, ndërsa në vendvotimin Gjorçe Petrov gjithashtu personi e ka fotografuar fleten e votimit por ai është vërejtur dhe është thirrur policia nga ana e komisioni”, ka deklaruar Darko Aleksov, drejtori ekzekutiv i “Most”.