Gjatë shpërndarjes së materialit zgjedhor nëpër vendvotime, është regjistruar edhe tentativa e parë për parregullsi. Mësohet se pas vendosjes së materialit zgjedhor në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Haraçinë, pjesëtarët e një partie politike kanë marrë vulat në shtëpitë e tyre. Anëtarët e partive të tjera kanë reaguar menjëherë duke njoftuar KSHZ-në, Ministrinë e Brendshme dhe OSBE-në, pas çka personat e njëjtë janë detyruar të kthejnë vulat në vendin e tyre. Për redaksinë e televizionit Shenja është e njohur edhe përkatësia partiake e personave që kanë tentuar të marrin vulat, por për shkak të heshtjes zgjedhore nuk do ti përmendim.
Data 19.12.2025
Aktuale
- Shkup, mbahet Takimi i 11-të Ndërkombëtar i Poezisë Turke “Yahya Kemal Beyatlı”
- Turqia përshëndet vendimin e SHBA-së për heqjen e sanksioneve të “Aktit të Cezarit” ndaj Sirisë
- “Alkaloid” hapi laborator të ri mikrobiologjik, kapacitet prej 20.000 analizash në vit
- Ahmeti: Humbje e madhe për ne të gjithë, Bashkim Mani ishte bashkëluftëtar dhe themelues i BDI-së
- Arabia Saudite mirëpret vendimin e SHBA-së për të hequr sanksionet e “Aktit të Cezarit” ndaj Sirisë
- Reshjet e dendura të shiut, përmbyten rrugët e Emirateve të Bashkuara Arabe
- Shpifja ndaj Zotit dhe pengesat teologjike
- Eren në Shkup – TIKA me projekt për rinovimin e Shkollës së Mesme Profesionale të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës “Zdravko Cvetkovski”

