Maqedonasit në Shqipëri po marrin pjesë në mënyrë aktive për përgatitijen e ligjit për mbrojtje të pakicave kombëtare në Shqipëri. Me këtë ligj, ata do të mund që përveç në Pustec, gjuhën maqedone t’a përdorin edhe në Gollo Bërdo, Gora dhe çdo kund ku ka maqedonas.
Propozimi tani është në debat publik, ndërsa Ministria e Jashtme e Shqipërisë, me anë të një apeli publik, u ka bërë thirrje të gjitha palëve të interesuara të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre deri më 28 dhjetor.
“Së bashku me përfaqësuesit e pakicave tjera në Shqipëri, po marrim pjesë në debatin e organizuar nga Avokati i Popullit të Shqipërisë. Prezentime në këto debate lidhur me propozim-ligjin për mbrojtje të pakicave kombëtare kanë mbajtur Avokati i Popullir, zv.ambasadori i OSBE-së në Shqipëri dhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë”, tha Vasil Sterojski, sekretari gjeneral i Aleancës së maqedonasve për integrim evropian.
Në mbështetje të propozim-ligjit ka dalur edhe Shoqata e maqedonasve “Ilinden” nga Tirana, të cilët bëjnë thirrje tek institucionet e Shqipërisë të mbështesin ligjin.