Të dielën më 11 dhjetor në Maqedoni do të mbahen zgjedhjet e 9ta parlamentare në historinë e vendit, të katërtat me radhë të parakohshme që nga viti 2008. Vendvotimet do të hapen nga ora 07:00 e mëngjesit ndërsa do të mbyllen në orën 19:00. Në zgjedhje do të marrin pjesë 11 subjekte politike: 6 parti dhe 5 koalicione me 58 lista për deputetë me 1092 kandidatë. Zgjedhjet do të mbahen në 3.480 qendra votimi në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe në 46 qendra votimi në njësinë e shtatë zgjedhore që e përfshin diasporën.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.784.416 persona të regjistruar në Listën zgjedhore, ndërsa të drejtën e votimit mund ta realizojnë me letërnjoftim ose pasaportë.
Pas ardhjes në vendvotim, qytetarit së pari i kontrollohet gishti i madh i dorës së djathtë nëse eventualisht ka gjurmë nga sprej pa ngjyrë ultravjollcë, më pas bëhet kontrolli i dokumenteve për identifikim personal. Qytetari nënshkruhet, ndërsa anëtarë i këshillit zgjedhor i jep atij letër votimi ndërsa në pjesën e përparme duhet ta vulosë atë. Para se të niset kah paravani votuesi spërkatet me sprej pa ngjyrë.
Përpos letërnjoftimit ose pasaportës valide nuk lejohet votimi me dokumentacion tjera identifikimi siç janë: libreza shëndetësore, patentë shoferi, librezë studentorë ose shkollore etj.
Për herë të parë në këto zgjedhje në listën zgjedhore do të jetë edhe fotografia e votuesit. Fotografitë personale do të jenë në formë të letërnjoftimit ose pasaportës.
Votuesit të cilët janë analfabet ose kanë pengesa fizike do të vendosin gjurmën e gishtit të madh të dorës së majtë në vendin për nënshkrim.
Nuk lejohet të votojë ai votues i cili do të refuzojë të nënshkruhet ose ti vendoset sprai i padukshëm. Nëse votuesi gabon gjatë votimit nuk do ti jepet tjetër fletvotimi. Nuk lejohet votuesi ta lëshojë vendvotimin nëse nuk e fut fletvotimin në kutinë për votim. Nuk lejohet votimi familjarë dhe grupor dhe votimi në emër të dikujt tjetër.
Dënime të larta me para dhe burg parashihet për rastet e shkeljeve të rregullave të procesit zgjedhor.
Prej 3 deri më 6 vjet burg do të dënohet personi i cili pengon për të votuar, mbajtje të armës dhe detyrim për votim.
Personi i cili e fotografon votën e tij do të dënohet nga 300 deri më 1000 euro.
Deri më 500 euro është dënimi nëse mbani simbole në vendvotimin.
Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit zgjedhor mund të merr kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në vlerë prej një 1.000 deri në 3.000 euro.
Gjoba në vlerë prej 750 deri në 2.250 do të shqiptohet për personin fizik i cili voton për më shumë persona në emër të tjetër kujt.
Dënime të mëdha me para Kodi Zgjedhor parasheh edhe për partitë politike dhe për mediat të cilat nuk i përmbahen Kodit Zgjedhor.