Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni të cilat do të mbahen me 11 dhjetor do t’i vëzhgojnë 7.585 vëzhgues vendor dhe 667 vëzhgues të huaj si dhe 75 gazetarë të huaj.
Sipas të dhënave nga Komisioni shtetëror zgjedhor, për zgjedhjet janë akredituar edhe 354 përkthyes. Më shumë vëzhgues vendor janë akredituar nga Asociacioni qytetar MOST – 3,435 dhe nga Shoqata për aktivitete humane Sinergija- Shtip- me 3.387 vëzhgues, Qendra e lirisë CIVIL -308, Shoqata e qendrës nacionale rome në Kumanovë-143, Instituti i strategjive ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare Ohër- 61 vëzhgues dhe Qendra maqedonase për kulturë dhe zhvillim- 50 vëzhgues, e publikuar në ueb faqen e Komisionit shtetëror zgjedhor.