Rilindje me BESË sonte tubimin e fundit për këtë kampanjë zgjedhore e mbajti në Tetovë, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Jemi mbledhur sonte që ta përcjellim mesazhin e fitores së madhe të koalicionit Rilindje me Besë. Kjo nuk është fitore e subjekteve politike. Është fitore përballë atyre që u thirrën në emër të shqiptarisë e në fakt ishin dorë e zgjatur e qarqeve politike e policore maqedonase! Kjo do të jetë fitore e shqiptarëve të Maqedonisë ndaj partisë shqiptare që ishte shërbëtore e projekteve antishqiptare të VMRO-DPMNE-së, BDI – së. Në këto zgjedhje profesionistët e Rilindjes me Besë u përballen me ata që u pasuruan në kurriz të popullit, përfituan nga fatkeqësia e hallexhinjve. Përballë kishim kryesuesit e BDI’së që ishin në gjendje të shesin edhe vlerat tona kombëtare, gjë që dëshmuan duke e prerë dhe duke e zvogëluat flamurin tonë kombëtarë si dhe duke u munduar që luanin bullgar ta këmbejnë me shqiponjën tonë dykrenore.” Ndër të tjerat kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, shtoi: “Fitorja e Rilindjes me Besë është e sigurte. Por, kur e them këtë ne e dimë se përballë kemi kundërshtar politikë siç është BDI – ja për të cilën nuk vlejnë më rregullat demokratike dhe as ato politike. Përballë kemi një parti që i është dorëzuar rrugaçërisë politike, atyre që përmes muskujve me çdo kusht duan të mbetet në pushtet. Sepse për ta mbetja në pushtet është mbijetesa e vetme. Në emër të këtij qëllimi ata ishin në gjendje ta dhunojnë edhe popullin e vet. Nëpërmes banditizmit partiak ata tentuan ta dhunojnë, ta trishtojnë dhe ta shantazhojë votuesin shqiptarë, por sonte iu themi se ata dështuan. Nga ky shesh në zemër të Tetovës iu themi se koha e tyre ka mbaruar dhe se nuk ka forcë politike që mund ta ndalë vullnetin e popullit. Rilindja me Besë dëshmoi se qëllim i saj kryesor kishte që ta luftojë këtë të keqe që është duke e varfëruar dhe duke e shkatërruar indin e shqiptarisë në Maqedoni. Dhe për t’i mbrojtur vlerat tona kombëtare, morale, familjare ne duhej të luftonim me politikanë që e kanë trashur zullumin deri në atë pikë sa e keqja që vjen nga BDI është e paparashikueshme. Jo rastësisht për të mbrojtur BDI – në u aktivizuan edhe qarqe të caktuara jashtë kufijve të Maqedonisë sepse për ta më të rëndësishëm janë politikanët e shantazhuar dhe të kontrollueshëm, se sa vullneti i lirë i një populli. Por, ne sonte nga ky shesh ju themi se ishin të kota të gjitha përpjekjet dashakeqe. Se dështuan të gjithë ata që deshën ta ngufasin vullnetin e shqiptarëve të Maqedonisë. Të gjithë ata që përfituan në emër të përbuzjes dhe nëpërkëmbjes së dinjitetit që ua bëri BDI – ja duke i shërbyer besnikërisht Nikolla Gruevskit. Pra, ne i dinim gjitha rreziqet me të cilat do përballemi si individ dhe jo se nuk e dinim se këta të BDI-së janë dhunues e bukëshkelës, por nga ana tjetër ne s’kishim si i ikim përgjegjësisë që kemi përpara këtij populli që na shkolloi e rriti, që ta mbronin e jo që ta linim në duart e banditëve partiak. Ne i dinim të gjitha rreziqet me të cilat do përballem në këtë kënetë politike të quajtur Maqedoni, por ne dinim diçka që drejtuesit e BDI-së siç duket qëmoti e kanë harruar: se ky popull falë shumëçka, por jo edhe kur dikush e përbuzë dhe e nënçmon. Ky popull nuk i fal ata që ua rrezikojnë të ardhmen fëmijëve të tyre. Andaj, të dashur vëllezër dhe motra me 11 dhjetor nuk do të votohet për Rilindjen me Besë, por për rikthimin krenarisë dhe dinjiteti shqiptarë. Me 11 dhjetor do t’i kthejmë vlerat tona si popull dhe do t’i tregojmë palës maqedonase se gabimisht kanë menduar se shqiptaret e shesin votën e tyre, nderin e tyre, por atë e bën vetëm BDI – ja. Dhe sonte e përgjithmonë un si kryetar i Lëvizjes BESA ua jap besën se në ju ofrojmë më të çmueshmen që kemi e pa të cilën shqiptari mbetet kufomë: besën se dikush edhe mund të shkel mbi fatet tona personale, por sa të jemi ne gjallë, kurrë nuk mund të shkelë mbi shqiptarinë”, përfundoi Kasami.
Fadil Zendeli, kryetari i RDK-së, “Para këtij tempulli të diturisë ju japim garancen se arsimin shqip do e ngjisim me standarde të larta bashkohorë. Nga këtu sonte ju them se Rilindja me BESË do i rrisë pagat e mësimdhënësve për katër vite për 50 %. Tetova i përket Rilindjes me BESË dhe nga këtu do të vije fitorja.”
Bartësi i listës zgjedhore në njësinë e parë i Rilindjes me BESË, Zeqirija Ibrahimi tha: “BDI na ka penguar që të mbajmë tubimin në ndonjë sallë të Tetovës, mirëpo kjo ka ndikuar që të jemi në shpirtin e shqiptarëve të Tëtovës dhe gjithandej, sepse ne jemi në shërbim të popullit. Jam i bindur se shqiptarët e Maqedonisë, nuk janë të verbër dhe nuk janë më të shurdhër ndaj këtyre problemeve të mëdha që na ka shkaktuar kjo qeveri me mendësi enveriste. Ju ftoj që të mos harroni se fitorja e të dielës e ka vetëm një numër, kjo është numri 10-të”.
Afrim Gashi bartësi i njësisë zgjedhore numër dy i Rilindjes me BESË ka deklaruar: “Tetova është ajo që gjatë gjithë historisë së shqiptarëve të Maqedonisë ka qëndruar ballë çdo problemi dhe kanë qenë ato të parët që kanë sakrifikuar për të drejtat dhe liritë tona. Tetova nga sot dëshmoi se është e Bilall Kasamit e jo e Ali Ahmetit”, përfundoi Gashi.
Arben Labënishti bartësi i njësisë zgjedhore numër pesë i Rilindjes me BESË tha: “Çështja shqiptare pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit do të Rilind me BESË, por asnjëherë me politikanë të pabesë siç i kemi pasur deri më tani. Në këtë gjendje të mjerë na sollën ata që na përfaqësuan deri më sot, BDI – ja, Ali Ahmeti. Jo se ata nuk e dinin se shqiptarët diskriminohen në çdo sferë. Kur pjesët maqedonase ndërtoheshin dhe investoheshin qindra miliona euro, Ali Ahmeti thoshte le të kthehen shqiptarët që të mbjellin sallata. Prandaj ndryshimi i madh vjen me Rilindjen me BESË dhe me Ridefinimin e tërësishëm të këtij shtetit.”
Fjalë rasti pati edhe anëtari i shtabit qendror të koalicionit Rilindje me BESË, Skender Rexhepi-Zejd, ku para të pranishmëve i falënderoji gjithë aktivistet e Rilindjes me BESË për gjithë kontributin e dhënë gjatë kësaj fushatës zgjedhore.
https://www.facebook.com/levizjabesa.mk/videos/1828097930809219/