Ministria e punëve të brendshme njofton opinionin se ka proceduar ndaj të dhënave për dhënie të paligjshme të vërtetimeve mjekësore për qytetarët, me qëllim që ata të mos votojnë më 11 dhjetor, por të votojnë më 10 dhjetor, gjoja si persona të sëmurë dhe të paaftë,
Sipas tyre, më 2 dhjetor, MPB-ja ka pranuar një informacion se janë lëshuar vërtetime me të dhëna të rrejshme nga mjeku M.I, i punësuar në ”Entin e gjinekologjisë 11 nëntori”.
Nga kontrolli i bërë në dokumentet e lëshuara, është konstatuar se M.I më 25 nëntor, ka lëshuar 30 dokumente mjekësore, ndërkaq më 28 nëntor ka lëshuar edhe 28 tjera.
Më pas, MPB-ja ka kryer kontrolle në KSHZ, ku është konstatuar se personat që kanë marrë këto dokumente mjekësore e kanë njoftuar Komisionin zgjedhor komunal të komunës Gjorçe Petrov, për gjoja pamundësinë që të votojnë në vendvotimin e duhur. Mirëpo, MPB-ja i ka hetuar këta persona dhe është konstatuar se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, kurse disa prej tyre shkojnë rregullisht në punë.
Njëri nga këto persona madje është kapur në vendin e punës në gjimnazim ”Nikolla Karev” në Shkup. MPB-ja do të merr masat konkrete pas përfundimit të të gjitha hetimeve.