Prokuroria Speciale publike sot në ueb faqen e saj publikoi se është rritur numri i kërkesave për numrat telefonike të ndjekura në mënyrë të paligjshme dhe se deri sot kanë arritur 81 kërkesa për gjithsej 245 numra telefoni.
“Çdo ditë rritet numri i kërkesave të cilat qytetarët i drejtojnë deri te kjo Prokurori Publike dhe kanë të bëjnë me numrat telefonike të ndjekura në mënyrë të paligjshme. Deri sot kanë arritur gjithsej 81 kërkesa me të cilat qytetarët interesohen nëse numrat e tyre të telefonit ishin lëndë e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve. Kërkesat kanë të bëjnë për gjithsej 245 numra të telefonave”, qëndron në kumtesën e PSP-së.
Nga PSP-ja informojnë se çdo person i interesuar mund të dërgojë kërkesë me shkrim deri te kjo Prokurori Publike në të cilën do ta theksojë numrin e telefonit ose numrat e telefonit për të cilët dyshon se ishin lëndë e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve. Në kërkesë, është e nevojshme të theksohen edhe emrat e personave të cilët i kanë shfrytëzuar numrat e tillë të telefonit dhe të dhënat për kontakt të personave. Kërkesat mund të dorëzohen personalisht, përmes postës ose përmes rrugës elektronike.
Në lidhje me të gjithë deri më tani, kërkesat për kontrolle të numrave të telefonit, nga PSP-ja informojnë se hetimi është në vijim dhe kur do të sigurohen të gjitha dëshmitë, parashtruesit e kërkesave do të njoftohen për rezultatet nga hetimi. “Në këtë drejtim sqarojmë se personat për të cilët do të konfirmohet se kanë shfrytëzuar numra të telefonit të cilët ishin lëndë e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, si dhe personat për të cilët do të konfirmohet se ishin bashkëbisedues të numrit telefonik të ndjekur në mënyrë të paligjshme do të thirren në cilësi të personave të dëmtuar”, thonë nga PSP-ja.
Nga Prokuroria Speciale publike informojnë se së shpejti do të informojnë për punën e tyre dhe do të sigurojnë të dhëna si për procedura të caktuara para hetimore, ashtu edhe për lëndë të tjera kur janë në punë në këtë Prokurori publike siç është lënda e njohur në opinion si “Puç”.