Partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, sot përfundojnë fushatën zgjedhore. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), do të mbajë tubimin përmbyllës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2016 në sheshin “Iliria” të qytetit të Tetovës. Rilindja me BESË do të mbajë tubim në sallën e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRODPMNE do të mbajë tubime në Krushevë dhe Prilep, ndërsa Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” do të mbajë tubim në komunën Gazi Babë. Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi i kryesuar nga Lidhja Demokratike do të mbajë tubim në sheshin “Leptokaria”, ndërsa Koalicioni “VMRO për Maqedoninë”, do të mbajë takim me qytetarë në Prilep dhe tubim në Manastir.
Data 15.03.2026
Aktuale
- Dronët iranianë godasin Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit
- Raportohet se një vajzë ka rënë nga kati i 4-të në Tetovë
- Mexhiti takon ish-këshilltarin e administratës Trump, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe energjetik
- Të shtëna me armë në Sarandë, kanoset një person! Autori u largua me “Audi Q7” drejt Borshit
- Mexhiti: Drunjtë e kampusit “Nënë Tereza” zhvendosen në parkun “Rilindja”
- Problem i madh nëse shfuqizohet Ligji për Gjuhët” – Paralajmërimi i fortë i Pendarovskit
- Privohen nga liria 21 shoferë për shkelje në komunikacion
- (VIDEO) Punëtorët në rrugë, kërkojnë paga më të larta dhe standard më të mirë jetese

