Duke folur mbi akuzat për përdorimin e fesë islame nga ana e koalicionit “Rilindje me BESË, Bilall Kasami tha se këto akuza kanë pasur efektin e kundërt, ngase tani më oferta e tyre është dëgjuar edhe në ato vende ku nuk kanë mundur të arrin për momentin, madje sipas tij tentimet për ta diskredituar BESËN në qarqet diplomatike ata vetëm se e kanë bartur mesazhin e Besës dhe interesimin e korit diplomatik për ofertën e tyre politike.
“Ne jemi shumë të qetë sa i përket gjithë këtyre akuzave sepse ne e dimë dhe shqiptarët e Maqedonisë, atyre që ju drejtohemi e dinë shumë qartë se cili është orientimi i BESËS, një orientim i pastër kombëtar i cili mbështetet në vlerat e rilindësve tanë shqiptarë të cilët edhe e formësuan idenë shqiptare, idenë e shqiptarisë dhe të cilët më së shumti investuan në formësimin e konceptit të kombit shqiptarë”, tha Kasami, duke shtuar se me këto akuza që ju bëhet atyre, gjithnjë e më shumë BESA po forcohet dhe po ngritet si një ofertë reale e shqiptarëve të Maqedonisë. /SHENJA/