Në fjalimin e tij para qytetarëve të Çairit, Zeqirija Ibrahimi tha se BDI ka penguar ata që të mbajnë tubimin e tyre në ndonjë sallë të Çairit, mirëpo kjo sipas tij ka ndikuar që ata të futen në shpirtin e shqiptarëve të Çairit.
Mes tjerash Ibrahimi tha se dita e diel është një ditë referendumi ku “ose do të rrënohet enverizmi ose do të vazhdoje kjo fatkeqësi”.
“Jam i bindur se shqiptarët e Maqedonisë, nuk janë të verbër dhe nuk janë më të shurdhër. Ju ftoj që të mos harroni se fitorja e të dielës e ka vetëm një numër, kjo është numri 10”, ka thënë Ibrahimi.