Dyshime për mundësinë e manipulimeve me vërtetimet e lëshuara për personat me probleme gjatë lëvizjes të cilët do të votojnë të shtunën. Sipas detajeve nga hetimi policor, në listën e dorëzuar në KSHZ janë gjetur edhe persona që janë të punësuar, ndërsa do të votojnë ditën e njëjtë me të paaftit.
Burime policore thonë se një pastruese e gjimnazit “Nikola Karev” dhe një i punësuar në kompaninë private “Zhito Luks” kanë siguruar vërtetime mjekësore me diagnozën se kanë vështirësi gjatë lëvizjes. Policia të njëjtit i ka ftuar për bisedë, por ato nuk kanë qenë në shtëpi. Mes tjerash, policia ka vizituar edhe institucionin që ka dhënë vërtetimet.
Pasi i kanë kontrolluar vërtetimet e lëshuara, kanë konstatuar se një mjeke brenda 40 minutash ka firmosur 29 vërtetime. Do të hetohet nëse vula e saj është keqpërdorur ose ajo personalisht i ka lëshuar të njëjtat. Kontrolli gjithashtu ka treguar se ata që kanë marrë vërtetime nuk kanë paguar participim prej 60 denarëve. MPB-ja konfirmoi se po heton mundësinë e keqpërdorimeve gjatë votimit të personave të sëmurë dhe të me probleme në lëvizje në komunën Gjorçe Petrov dhe në mbarë territorin e vendit. Në KSHZ ekziston lista me 6600 persona që do të votojnë të shtunën. Krahasuar me ciklet e kaluara, numri i personave të sëmurë dhe me probleme në lëvizje është më i vogël.
Data 22.12.2025
Aktuale
- Ahmeti: Abdyselam Selami më ka kërkuar falje, vazhdon në BDI
- Dr. Mahmut Çevik: TİKA përmes shëndetësisë po ndërton ura komunikimi në Ballkan
- LSM: Pagë minimale prej 600 eurove, ose dalim në grevë
- Anita Topolova Isajlovska u zgjodh u.d. kryeprokurore
- “Rregulla për disa, kaos për të tjerët” – Linjat e transportit interurban në Vlorë në protestë kundër konkurrencës së paligjshme: Shkelje me targë të verdhë, vjedhje me leje
- Spiropali nis vizitën në Shkup me gratë shqiptare në politikë (FOTO)
- Trumpi shkarkon ambasadoren Ageler, së bashku me rreth tridhjetë të tjerë
- Maqedonia renditet e treta në Evropë për numrin e vrasjeve të grave nga partnerët e tyre

