Sa po afrohen zgjedhjet aq më shumë po shtohet entuziazmi dhe vullneti i qytetarëve për të dalur masovikisht në këto zgjedhje. Këtë së fundmi e ka bërë të ditur gjatë intervistës së Almakos “3pyetje nga Mensur Krasniqi” drejtori i Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së mirë, dhe njëherit politikolog, Bashkim Bakiu. Sipas tij do jenë votuesit pasiv ata të cilët do ta bëjnë dallimin dhe përmbysjen e rezultatit në favor të partive opozitare.
Mensur Krasniqi: Bakiu, në opinion ju njohin si njeriu më profesionist tek shqiptarët ne lidhje me hulumtimin e opinionit publik, në zgjedhjet e fundit qëlluat sakta numrin e deputetëve për çdo parti. A mund të na thoni “pa numra” kush do të jetë fitues, kush , humbës çfarë mund të presim nga këto zgjedhje?
Bashkim Bakiu: Ne si institut në vazhdimësi kemi bërë hulumtimin e opinionit publik, në veçanti për rejtingjet e partive politike dhe kohëve të fundit edhe me kandidatë, respektivisht bartësit e listave. Ajo që mund të thuhet pa numra me një fjali është kështu. Këto do të jenë zgjedhje me shumë befasi. Partia në pushtet (BDI) do të humbë më shumë se gjysmën e votuesve nga zgjedhjet e kaluara, ndërsa kjo do të reflektohet edhe në mandate. Befasia më e madhe në këto zgjedhje do jetë BESA, e cila – në bazë të hulumtimeve të bëra jo vetëm nga ne – i absorbon votuesit e pakënaqur të BDI-së dhe interesante për këtë parti është se ka votues të cilët në ciklet e fundit zgjedhore nuk kanë votuar (nuk kan përkrahur asnjë parti), kurse në këto zgjedhje do ta përkrahin BESEN. Kjo do ta bëjë rezultatin edhe me befasues dhe do ta rrezikojë dukshëm BDI-në.
Elektorati i cili bërthamë e ka PDSH-në (Partinë Demokratike Shqiptare) është konstant i njëjtë, madje nëse krahasojmë të gjitha ciklet zgjedhore që nga vitit 2002 deri në ato të fundit, minimumi që e ka arritur kjo parti ka qenë 7 deputetë. Kohëve të fundit ka tendence të rritjes, megjithatë ky trup votues vështirë e kalon BDI- në. Anketat parashikojnë se edhe numri i mandateve që potencuam më lart do të ndahet midis dy subjekteve, PDSH dhe LR-PDSH.
Interesant është edhe një fakt tjetër, se numri i të papërcaktuarve është shumë i lartë, d.mth. mbi 25%, në anketën tonë këta respondentë janë përgjigjur se do të dalin të votojnë në shkallë (prej 1 ka shumë gjasa të votojnë deri në shkallë 5 – nuk ka gjasa), pjesa dërrmuese mbi 95% janë përgjigjur me 1, respektivisht se do të dalin të votojnë me 11 dhjetor. Këta votues më së shumti do t’i absorbojë opozita, më konkretisht ata janë votues që “do ta kërkojnë” partinë e cila do ta fitojë BDI-në
Mensur Krasniqi: E përmendet BESA do jetë befasia e këtyre zgjedhjeve dhe parti e cila do ta rrezikojë BDI-në. Si e komentoni këtë proces?
Bashkim Bakiu: Ka shumë arsye, por mendoj se ishte guximi – BESA u paraqit në skenë me ofertën e saj në momentin kur BDI-ja mori 153 mijë vota, që asnjë parti shqiptare më parë nuk i kishte marrë. Dhe, të dalësh me një subjekt politik në atë momente, duhej të kesh guxim. Dhe, meqë demokracia e lejon, këta të rinj i shfrytëzuan gabimet që i bëri partia në pushtet, që këtë mllef ta shndërrojnë në përkrahje. Pastaj, meqë gjatë qeverisjes së fundit të BDI-së ndodhën raste të ndryshme në dëm të shqiptarëve, këto i shkaktuan asaj pikë negative ose reduktim të përkrahjes. BDI-ja tre vitet e fundit më së shumti ka “luftuar “me vetveten sesa me VMRO-DPMNE. Por, paraqitja e të ashtuquajturave BOMBA të liderit të opozitës maqedonase, e dëmtuan shumë këtë parti. Kështu që nga paraqitja e bombave përkrahja e BDI-së për çdo ditë ka shënuar rënje. Kur jemi tek BESA, që nga paraqitja e saj, BDI-ja në vend se ta përshëndesë atë në frymë të pluralizmit politik, filloi ta akuzojë nëpërmjet PR-strategëve të saj me etiketime (si erdoganistë, për lidhje me Turqinë, madje edhe me Azinë). Unë mendoj se këto etiketime kanë pasur për bazë më shumë paragjykimin fetar sesa që realisht shprehin dyshim për ndonjë lidhje. Madje, ma merr mendja se ky konsumim i BDI-së dhe ky tip i akuzave, ka bërë që edhe anëtarët dhe simpatizuesit e BDI-së të mos i përkrahin kandidatët që i ka propozuar partia e tyre.
Mensur Krasniqi: Si e shihni Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit?
Bashkim Bakiu: Mendoj se pas këtyre zgjedhjeve Duke marrë parasysh edhe tek bloku politik Maqedonas fitues apsolut nuk do të ketë , kjo nënkupton formimi i qeverisë nuk do të ngelet vetëm me dy aktorë( parti politike), Kjo e rrit edhe më shumë përgjegjësinë dhe formën e kontrolli apo “chek and ballns “ mekanizmin i kontrollit ndërmjet partnerëve të koalicionit në menaxhimin me institucionet që fatkeqësisht nuk ka qenë praktikë në qeveritë e mëparshme për shkak se partia Maqedonase ka pasur shumicën për të formuar vetëm qeveri, e cila më tj e vështirëson politikbërjen dhe ul peshën e politikës shqiptare brenda qeverisë. Kjo është cështje që e mundëson sistemi politik, por që partit politike shqiptare detyrimisht duhët ta kërkojnë që te ridefinohet me cka gjeneratave të ardhëshme të politikanëve tua lehtësojnë punën.
Sa I përket formimit të qeverisë së ardhëshme nuk përjashtohet mundësia që të gjithë partitë relevante politike të ballafaqohen me presionin e faktorit ndërkombëtar për krijimin e një qeverie të koncentuar mandati i së cilës do të ishte të zgjidh problemet kyqe në vend( vazhdimin e punës së prokurorisë speciale, zgjidhjen e problemeve reale në vend ndoshta edhe problemin e emrit me Greqin që shteti të vazhdoj rrugën e integrimeve Euro Atlantike./Almakos