Sot në mëngjes në Berovë dhe Shkup – Petrovec është më ftohtë, – 9 gradë, ndërsa dy gradë maksimale janë matur në Dojran.
Siç njoftoi DPHM, në Mavrovë, Kumanovë, Lazaropole dhe Kriva Pallankë është minus tetë, në Shtip, Demir Kapi, Tetovë dhe Pozharanë minus shtatë, në Shkup – Zajçev Rid, Strumicë, Dibër, Prilep, Manastir dhe Krushevë minus gjashtë, në Gjurishte minus pesë, në Pretor dhe Topollçan minus katër, në Vinicë minus tre, minus dy në Ohër dhe në Gjevgjeli minus një gradë.
Moti gjatë ditës do të jetë me diell dhe me mjegull të dobët nëpër disa lugina. Temperatura do të arrijë nga 5 deri në 10 gradë.
Në Shkup mot i ngjashëm me temperatura deri në 6 gradë.
Nesër pritet mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare nga fundi i ditës. Në luginat do të ketë kushte për mjegull të mëngjesit.
Temperatura e mëngjesit do të jetë nga -9 deri në 1, ndërsa e ditës nga nga 9 deri në 15 gradë. Temperaturat në Shkup do të jetë prej -7 deri në 10 gradë.
Sipas DPHM, deri të dielën do të mbajë mot me diell me kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit në luginat.
Mëngjeset do të mbeten shumë të ftohtë, ndërsa temperaturat ditore prej nesër do të jetë në rritje të ndjeshme.
Nga e hëna do të ketë rritja e vranësirave dhe përsëri rënie të temperaturave ditore të shoqëruara me erë mesatare deri të përforcuar veriore.