“Edhe BDI pret vota, por puna është se do votojnë krejt e jo vetëm ato që ajo i pret: atë ditë në kuti do shkojnë edhe nëpunësit administrativ që me vite me rradhë nuk u avansuan, bile edhe funksionarë të vet që partia nuk u ndejti pas në asnjë projekt ose iniciativë, të sëmurët që u malltretuan nëpër spitale dhe ambulanta, të burgosurit padrejtë dhe të shqetësuarit nga represaliet, biznismenët e vjedhur padrejtë dhe të shantazhuar, të rinjtë që vetëm u përdorën dhe asnjëherë nuk u dha atyre pushtet, bile as në forumin partiak të të rinjve të vet ku ende vazhdon një plak kryetar të jet, femra shqiptare që dyfish duheshe të ruaj nderin në vende ku shkonte për të ngritë nderin e saj me punë ose arsim, pleqtë që në vend se të kenë pleqëri tamam u duheshte të mbesin pa fëmijët e tyre që u iknin jashtë. Po, atë ditë do votojnë edhe gjithë shqiptarët e sharë, mashtruar, vjedhur të gjallë dhe të vdekur, po edhe të vdekur pasi shumica kanë lënë dikë pas, sa për të marrë hak me votë për gjithë ata lotë! #dil2016voto”, – ka shkruar analisti i mirënjohur shqiptar, Ramadan Ramadani.
Data 17.03.2026
Aktuale
- LSDM nis procedurën për përjashtimin e Petre Shilegov
- Besimtarët muslimanë të vendeve të rajonit shënojnë Natën e Kadrit
- Ziberi: Pala maqedone kërkon përkrahje nga shqiptarët, por u cenon gjuhën dhe identitetin
- Mustafa: Kostadinovski duhet ta dijë që shqipja është gjuhë zyrtare në Maqedoni
- Ziberi kritikon Kostadinoskin: Si mund të lejohet anglishtja, por jo shqipja në SMS-të e gjobave?
- Ekspertët paralajmërojnë: “Çmimi i naftës do të rrisë të gjitha çmimet e tjera”
- Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një adoleshent në pranga! E futur në tre çanta, në makinë me qira dhe…
- Çmimi i vajit arriti në 100 denarë!

