
“Nëse Lëvizja BESA del me një propozim për të Ridefinuar pozicionin e shqiptarëve, pra për të bërë një marrëveshje të re, do të thotë se ajo kërkon ndryshim, kërkon një realitet të ri politik”. Kështu tha analisti politik Ergys Mertiri, duke shtuar se partitë ekzistuese propozojnë statu-quo.
“Pra shqiptarë rini këtu ku jeni, nuk jeni dhe aq keq, se keni mundur të jeni edhe më keq se kaq. Kështu që rini me ne, rini kështu siç jeni dhe vazhdoni kështu zvarrë, siç kemi qenë deri tani”, tha Mertiri.