“Ai kërkoi tërheqje për një telefonatë komprometuese për çështje erotike, jo për çështjen e ‘Monstrës’. Kështu tha në emisionin “Arena”, Agim Baçi, duke shtuar se Ali Ahmeti kishte mundur të kërkoj dorëheqje e ministrave të tij nga qeveria për çështje kombëtare në momentin kur dolën përgjimet.
“Do të kisha pritur që pala shqiptare tërheqjen e ministrave në momentin që kuptoi se janë përgjuar dhe përdorur në rastin e ‘Monstrës’. Ali Ahmeti i tërhoqi ministrat vetëm kur doli përgjimi midis zëvendëskryeministrit dhe një deputetet. Pra u shqetësua për çështje intime, nuk u shqetësua për çështje kombëtare. Kjo është e rëndë për mua”, tha Baçi, duke shtuar se kjo tregon se ai nuk ka përfaqësuar interesat e shqiptarëve por interesat e veta. /SHENJA/