Partia Demokratika Shqiptare vazhdon me tubimet e saja, ku edhe shpalos platformën e saj politike me të cilën synon votën e elektoratit. Tubimin e fundit për sot kjo parti e realizoi në Strugë, ku para të pranishmëve kreu i kësaj partie Menduh Thaçi, në fjalimin e tij kërkoi mbështetjen e këtyre banorëve në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Ai tha se nëse arrin ta gëzojë mbështetjen, ai personalisht dhe të gjithë drejtuesit e qeverisë, do të përkujdesen që Struga të jetë një qytet i sigurtë, i qetë dhe i zhvilluar. Thaçi theks të veçantë vendosi tek falja e borxheve të qytetarëve ndaj shtetit. Ndërkaq, theksoi poashtu se rastet e rënda si ‘Monstra’ dhe ‘Sopoti’ do të kthehen në rigjykim.
“Sa u përket kundërshtarëve politik, unë mendoj se është momenti i volitshëm, që ata të ndëshkohen përfundimisht për këtë mashtrim, për këtë gënjeshtër, për këtë përçmim që ja bënë kombit shqiptar. Unë nuk besoj se ka komb që lejon që dikush t’i gënjejë para 2-13 vjetëve apo 15 vjet se erdha ju sigurova dhe ua bëra gjuhën shqipe, dhe prap e njejta retorikë pas 15 vjet pushteti të përdoret”, deklaroi lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.