Në tubimin e sontëm të BDI-së në Çair, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti një pjesë të fjalimit të tij ia kushtoi Lëvizjes Besa. Ai e sulmoi këtë lëvizje se po bën gjëra prapa shpine. Ahmeti gjithashtu luti aktivistët e tij që të dalin dhe të kërkojnë vota për BDI-në me qëllim që sërish të sigurojnë ruajtjen e pushtetit.
“Prandaj, vëllezër dhe motra, thërrisni të gjithë le të vijnë me ne të vazhdojmë misionin, të vazhdojmë punët e mbara, nijeti është shumë i drejtë, nijeti është shumë i mirë dhe njerëzit e mirë që çdo fjalë i del nga zemra, edhe Zoti i ndihmon, por jo ata që thirren në emër të Besës dhe padrejtësisht veprojnë prapa shpine“, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.