Kryesuesi i delegacionit të Kosovës për dialog me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër, Rrahim Pacolli në një postim në facebook ka folur për zgjedhjet e 11 dhjetorit ku nuk ka hezituar që të jap edhe preferencat e tij për partinë BESA dhe kryetarin e saj Bilall Kasamin. Ai ka akuzuar partitë shqiptare që kanë qenë në pushtet që në vazhdimësi asnjëra nuk kanë bërë që çështjen shqiptare ta ngritin në nivelin e duhur.
Postimi i plotë:
11 dhjetori në Maqedoni duhet të jetë kthesë historike për shqiptarët e atjeshëm. Përfaqësuesit dhe liderët shqiptar nuk kanë treguar gatishmërinë që proceset dhe integrimin e tyre ta qojnë para duke lënë anash edhe Marrëveshjen e Ohrit ku pas nënshkrimit të saj kanë kaluar 15 vite dhe mbetet ende e pa zbatuar në shumicën e pikave.
Sot shqiptarët e Maqedonisë duhet ti ndëshkojnë me votat e tyre ata të cilët nuk punuan për të mirën e përgjithshme tash e sa vite. Një politikan serioz dhe me bindje atdhetare duket të jetë Bilall Kasemi nga BESA. Besoj dhe shpresoj që ky njeri ta ketë përkrahjen e të gjithë shqiptarëve në Maqedoni dhe vota e tyre me 11 dhjetor të shkojë në vendin e duhur pra tek Bilall Kasemi. Njëkohësisht shqiptarët atje nuk bënë në asnjë rast të bijnë pre e mashtrimeve të X partive politike maqedonase të cilat rrejshëm trumbetojnë se ua duan të mirën shqiptarëve atje! Shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë më shumë se kurrë unik dhe vota të shkojë në vendin e duhur dhe të atij që e meriton e jo në të atyre që deri sot kanë punuar vetëm për komoditet të tyre personal dhe të klaneve që i rrethojnë.