Kërcënime pa efekt dhe të pa baza të cilat nuk mund të realizohet asnjëherë. Kështu i vlerësojnë ekspertët juridik kërcënimet dhe presionet e partive në pushtet ndaj administratorëve dhe nëpunësve shtetërorë, për të cilat ditëve të fundit alarmojnë edhe organizatat joqeveritare. Eksperti Mersim Pollozhani, ju bën thirje administratorëve që të injorojnë këto presione dhe kërcënime dhe të mos bien pre e tyre, pasi sipas tij asnjë nga kërcënimet nuk mund të realizohet. Pollozhani thotë se të punësuarit në administratë janë të mbrojtur me ligj dhe Kushtetutë dhe askush nuk mund të rrezikojë vendin e tyre të punës.
“Presioni vazhdon por nëpunësit nuk duhet t’I frikohen kësaj, se fundja ata janë të mbrojtur edhe me ligjin për nëpunësit shtetëror I cili e rregullon këtë çështje, kanë garanci edhe në dispozitat kushtetuese, dhe çdo presion I tillë në qoftë se ky denoncohet në mënyrat siç është parapa me ligj, eprori, shefi, përgjegjësi, ministry ose zv/ministry, e vërteton këtë presion, atëherë në një shtet që funksionon ligji duhet të merren masa”, deklaroi eksperti juridik Mersim Pollozhani.
Në një vijë me të është edhe eksperti tjetër Osman Kadriu. Ai thotë se administratorët nuk guxon askush ti detyrojë me dhunë të marrin pjesë nëpër tubime ose të votojnë partitë në pushtet, pasi vendin e tyre të punës e siguron ligji. Kadriu thotë se as largim nga puna e as pasoja të tjera nuk mund të ketë nëse administratorët refuzojnë urdhërat nga partitë në pushtet.
“Këto kërcënime janë joligjore dhe asnjëherë nuk mund të ndodhë të përjashtohen nga puna qytetarët që kinse nuk kanë votuar sipas kërkesave të subjeteve konkrete. Dhe nën dy, nëse ndohë që paraqitet ndonjë kërcënim, ndonjë kanosje, këta duhet të paraqiten nga vetë qytetarët ose nga çdo qytetar që do të dëgjon për këto kanosje, kështuqë ata personat që do t’I përdorin këto masa, janë masa jashtëligjore, dhe do të përgjigjen edhe penalisht”, tha eksperti juridik Osman Kadriu në linjë telefonikë për TV Shenja.
Kohëve të fundit edhe shumë të punësuar në administratën shtetërore kanë marrë guximin që publikisht të denoncojnë presionet e tilla. Ndërkaq një numër i madh prej tyre tanimë u janë drejtuar edhe organizatave vendore dhe ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet në vend.